Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në ambientet e një lokali në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30′, në Selitë, në rrugën “Fadil Bodinaku”
Mësohet se Edmond Papaj është qëlluar me armë në një lokal në zonën e Selitës dhe është transportuar në spitalin e traumës, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të bërë hetimin e rrethanave të ngjarjes.

