Belind Këlliçi, deputet dhe njëkohësisht kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, ka reaguar përsëri sot për rastin e shembjes së pallatit te rruga “Myslim Keta”.
Janë dhjetra familje që dalin në rrugë të madhe nga humbja e banesave të tyre.
Erion Veliaj është hajdut që të merr pronën, të merr shtëpinë, shprehet Këlliçi.
Ja postimi i tij:
Këta janë ekzekutorët e urdhrit që vjen nga lart. Shihini mirë fotot që t’i dalloni kur t’i shihni në rrugë.
Nuk identifikohen, nuk kanë një shkresë në dorë, nuk kanë vendim, vetëm presione për të zaptuar pronat e qytetarëve për llogari të zdromsit. U shkojnë natën banorëve si xhinde, u presin ujë e drita për t’i detyruar të dorëzojnë shtëpitë e tyre.
Kaq vlen mundimi i një jete. Vjen Erion Veliaj e të merr shtëpinë. Hajdut shtëpish. Hajdut pronash.
Ndërkohë që pallati nuk ka energji elektrike, dritat e rrugës qëndrojnë ndezur edhe pse dita ka zbardhur me kohë.
Janë ditët më të këqija për Tiranën.



