Ka njerëz që nuk mund ta imagjinojnë botën pa zogj; ka njerëz që nuk mund ta imagjinojnë botën pa ujë; ndërsa unë kurrsesi nuk mund ta imagjinoj botën pa libra.
JORGE LUIS BORGES
Moda është legjitime në gjërat e vogla, si veshja; ndërsa në mendim dhe në art moda është e neveritshme.
ERNESTO SABATTO
Komunizmi është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është një kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin, por dhe më tepër akoma, zemrën dhe shpirtin e njeriut.
GABRIEL GARCÍA MÁRQUEZ
Po kush është ky vrasës serial, i cili vret këdo që i del përpara? Pse nuk e fusin në burg? Oh, kurrsesi nuk mund ta burgosin këtë vrasës të tmerrshëm, sepse ai i ka me vete çelësat e të gjithë burgjeve, sepse është një sistem universal pushteti që e ka kthyer botën në një çmendinë ose në një thertore.
EDUARDO GALEANO

