Gjatë vjedhjes së një banke, grabitësit u thanë klientëve: “Rrini të qetë, mos lëvizni. Paratë janë të shtetit, jeta është e juaja”. Të gjithë qëndruan të qetë. Kjo quhet “Ndryshim mendimi”, pra, ndryshon mënyra se si mendon.
Kur grabitësit u kthyen në shtëpi, me i riu i tha të vjetrit: “A t’i numërojmë?”. Shoku iu përgjigj: “Mos u bëj i marrë! Me kaq shumë para do të na duhen orë të tëra që ti numërojmë. Do ta marrim vesh nga lajmet se sa para kemi vjedhë”.
Kjo quhet “Përvojë”! E sot përvoja është shumë e rëndësishme.
Kur hajdutët u larguan, drejtori i bankës i tha përgjegjësit të telefononte policinë. “Prit pak– iu përgjigj ai – Le t’marrim 10 milionë nga banka e t’jua shtojmë 50 milionët e tjerë që kemi futë në xhepat tonë”. Kjo quhet “Noto me valën”. Pra, të kthesh nje situatë të keqe në të mirën tënde.
Përgjegjësi tha: “Sa mirë do të ishte të kishim një grabitje çdo muaj”. Kjo quhet “Të vrasësh mërzinë”.
Të nesërmen lajmet raportuan se nga banka ishin vjedh 80 milionë. Grabitësit nuk u besuan dhe numëruan paratë, por doli kishin vjedhë vetëm 20 milionë. U irrituan sepse kishin rrezikuar jetët për 20 milionë, ndërsa drejtori e përgjegjësi kishin vjedhë 60 milionë!
Është ma mirë të jesh i shkolluar se sa një hajdut. Kjo quhet “Dituria vlen sa ari”. Përgjegjësi ishte i lumtur sepse me deklarimin e grabitjes u mbulua nga sigurimet e nga shteti. Kjo quhet “Kape mundësinë për flokësh”.
…Por në përfundim lind pyetja: Kush janë vjedhësit e vërtetë?
– Huazuar nga interneti –

