Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me demokratët e Dimalit, ku nënkuptohet se ka prezantuar edhe kandidatin për kryetar të kësaj bashkie, Dritan Sulën.
Lajmin e bën me dije vetë Sula në rrjetet sociale, ku shkruan se: Patëm në këtë takim kryetarin në detyrë të PD, Enkelejd Alibeaj, me të cilin demokratët biseduan hapur për shumë çështje.
Postimi i tij:
Diskutim i hapur mes demokratësh në aktivin e degës së Dimalit.
Patëm kënaqësinë të kishim në këtë takim kryetarin në detyrë të PD, Enkelejd Alibeaj, me të cilin demokratët biseduan hapur për shumë çështje.
PD dhe demokratët do jenë ndryshimi dhe rruga për orientimin Pro-perëndimor dhe Euro-atlantik të Shqipërisë.
Demokratët e Dimalit ngritën shqetësimet e tyre në lidhje me problematikat e infrastrukturës dhe mungesës së investimeve në këtë zonë nga ana e qeverisjes lokale dhe asaj qëndrore të drejtuar nga Rilindja.

