Në kontrollet rutinë (check-up) që kryejnë plot individë, kam konstatuar se ankesa e tyre kryesore është mungesa e energjisë.
Nëse jeni të mërzitur nga të qenit i plogët, i lodhur, pa fuqi, atëherë është koha të menaxhoni në kortizonin tuaj!!
✨Mos u ktheni në një skllav të hormoneve tuaja të stresit. ✨
Shumica e njerëzve sot, rrallë mund të kalojnë më shumë se disa orë pa ngrënë…. përveçse kur flenë.
Që në bisedat e para të mëngjesit sot njerëzit flasin me pasion për ushqimin, gatimin, darkën e mbrëmshme, drekën e sotme …
➡️Kjo nuk është mënyra ideale për të “pushuar dhe riparuar” sistemin tuaj tretës, trupin tuaj!
Me ndërprerjen për 1 ditë të ushqimit (agjërim njëditor), trupi juaj do të ketë më shumë kohë për të përfunduar detyrat e tij “pastruese” – shpëlarjen e toksinave nga trupi, riparimin e qelizave dhe “qetësimin dhe riparimin e sistemit tretës”.
Nëse pyet këdo: – Dëshiron më pak stres, më shumë energji? Përgjigja e sigurtë është: -Po të lutem!
Dëshironi më shumë strategji për rritjen e energjisë?
Më shkruani në komente!
Dr. Ilir Allkja

