(Nga “hapsira e mos sendeve” 1998)
Të gjitha tregtoret e mishit
si ekspozita makabre
janë mbushur
me kufoma të pafajshme shtazësh
mishra të pëgjakur
që varen
lakuriq
Shpirtra të butë gjallesash
pa asnjë faj në biografinë e tyre
janë lidhur këmbesh mbi çengela
Klientët si vizitorë
hyjnë e dalin pa asnjë emocion
mbushin qeset e pazarit
me tule e kocka të coptuara
brinjë të thyera
koka të çara
-qingjash lozonjarë
viçash-kërthi e të urtë
gicash topolakë e të pasherr
Klientët e thertoreve janë prindër të mirë
U tregojnë fëmijeve
përralla me Ujk

