Njoftimi:
Qarku Dibër
📌Nga situata e krijuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut në qarkun e Dibrës, në disa segmente të rrugëve ka prezencë të ujit dhe rënie gurësh.
Aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë ka prezencë të ujit dhe dherërave e cila po mbahet nën kontroll nga firma kontraktor por nuk është i bllokuar.
Me qëllim parandalinin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të ruajnë distancën dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Policia Rrugore ka rritur prezencën me shërbime në lëvizje në të gjitha akset rrugore, për të monitoruar qarkullimin, si dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve që mund të kenë nevojë.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

