Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin Krefeld.
Ekzekutohet me armë një shqiptar në qendër të qytetit të Krefeld në veriperëndim të Dyseldorfit.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje.
Sipas informacionit të BILD, një çiklist në pjesën jugore të qytetit në Garnstraße u godit nga disa të shtëna pak para orës 20:00.
Shtetasi, që më vonë u identifikua se ishte me origjinë shqiptare, u rrëzua i vdekur në mes të rrugës.
“Ka ndodhur një vrasje”, ka konfirmuar një zëdhënës i policisë, por pa dhënë identitetin e viktimës.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e krimit.

