Ndërsa dje festohej 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Endri Hasa, ish drejtori i AKSHI-t në fillesat e këtij institucioni, kujton se në të njëjtën datë është edhe nisja e aktivitetit të portalit e-albania.
Ja postimi i Hasës në rrjetet sociale:
Gëzuar 10 vjetorin E-Albania!
Si sot 10 vjet më parë në ditën e 100 vjetorit të pavarësisë jetësohej portali E-albania.
E-albania u ideua, projektua dhe ndërtua për të qenë porta hyrëse e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Në fillim kishim vetëm ide që shumë herë na dukeshin si ëndra, por ekipi jonë i vogël i Akshit pati kurajon dhe vizionin që të vendoste themelet e Shqipërisë Dixhitale.
Mirënjohje të gjithë atyre që punuan për të vënë në jetë projektin e interoperabilitetit dhe portalit E-Albania në 100 vjetorin e pavarësisë. Jam krenar ju!
Faleminderit European Union in Albania 🇪🇺 që besoi tek vizioni ynë dhe financoi projektin që mundësoi fillimin e revolucionit dixhital te shërbimeve ndaj qytetarëve!
Sot është e qartë më shumë se kurrë nevoja që sistemet dixhitale të rikthehen tek parimet europiane të mbrojtjes së të dhënave personale të cilat ishin pjesë e vizionit, projektimit dhe implementimit të vitit 2012.
Gëzuar!


