Edhe Lulzim Basha, ish kryetar i PD-së, ka uruar sot Festën Kombëtare të Pavarësisë.
Ditë e madhe që na bashkon plot krenari dhe mirënjohje të thellë për veprën e pavdekshme të heronjve dhe dëshmorëve të Kombit, shkruan ai në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Gëzuar 28 Nëntorin, ditën e madhe që na bashkon plot krenari dhe mirënjohje të thellë për veprën e pavdekshme të heronjve dhe dëshmorëve të Kombit.
Sakrifica e tyre në altarin e lirisë kombëtare, mban ndezur në zemrën e çdo shqiptari flakën e besimit tek e nesërmja.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë! 🇦🇱


