Garda Civile e Spanjës ka arrestuar dhjetë shqiptarë pasi akuzohen se janë pjesë e një organizate kriminale. Ndërkohë dy persona të tjerë janë në hetim pasi dyshohet se kishin dijeni për ngjarjen.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “PERICULUM” janë çmontuar gjithsej 9 platacione marijuanë ku në total ishin kultivuar 44,382 bimë kanabis në komunat Secastilla, Boltaña, Aínsa, Benabarre, Tierrantona dhe Fanlo.
Operacioni, i cili është kryer në periudhën mars-nëntor, në rajonet Sobrarbe dhe Ribagorza kanë marrë pjesë 82 efektivë policie duke çmontuar 20 shtëpi bari të fshehura në zona të pyllëzuara.
Dhjetë të arrestuarit janë të moshave 19 deri në 40-vjeç, ndërsa akuzohen për veprat penale “kultivim dhe shpërndarje e lëndëve narkotike” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.
Janë sekuestruar gjithsej 44.382 bimë marihuanë, si dhe 20 shtëpi ku banonin të arrestuarit, 9 dhoma tharjeje , 11 rezervuare uji, 2 gjeneratorë, 5 pompa uji, 10 celularë dhe mjete e vegla të shumta të cilat përdoreshin për kultivimin, kujdesin, tharjen dhe paketimin e drogës.

