Me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë sot janë mbledhur në Tiranë përfaqësuesit parlamentar të të dy vendeve.
Teksa seanca e përbashkët e të dy Kuvendeve, të Shqipërisë dhe Kosovës ka nisur punimet, duket se dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, janë duke diskutuar diçka mes tyre.
Gjithashtu, mbas shpinës së tyre, në drejtimin e seancës janë dy kryetarët e kuvendeve respektive, Lindita Nikolla dhe Glauk Konjufca.

