Kreu i opozitës, Sali Berisha, para se të futej në seancën e përbashkët mes parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës, vizitoi ekspozitën e vendosur në disa stenda në hyrje të Kuvendit.
Berisha shprehu opinionin e tij për këtë ekspozitë duke thënë se ” duhej edhe një stendë e zezë, ku të vendoseshin personalitetet antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama, sivllau i Vuçiçit”
Gjithashtu, në një postim në rrjetet sociale, duke mbetur në këtë ide, Berisha ka postuar një grup fotosh ku shfaqet Rama me Lavrov dhe me Vuçiç.
“Do të doja të kishim edhe një stendë të zezë, ku të vendoseshin personalitetit antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama, sivllau i Vuçiçit, siç thotë ai për të tallur kosovarët,” tha Berisha.
Për të shënjuar 110-vjetorin e Pavarësisë, mbahet sot në në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.


