Mbasi në media dhe rrjetet sociale në dhomat e futbollistëve të Beogradit u shfaq flamuri serb me mesazhe politike duke e përfshirë Kosovën brenda Serbisë, ka reaguar ashpër kreu i opozitës Sali Berisha.
Shpërthim racizmi antishqiptar i ekipit të ultranacionalist serb në Katar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt primitiv të ekipit serbomadh të Beogradit dhe kërkoj përjashtimin e tyre urgjent nga kampionati. Dënoj heshtjen e turpshme të vasalit të Aleksander Vuçiçit, kështu shkruan Berisha në “Facebook”
Postimi i tij:
Shpërthim racizmi antishqiptar i ekipit të ultranacionalist serb në Katar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt primitiv të ekipit serbomadh të Beogradit dhe kërkoj përjashtimin e tyre urgjent nga kampionati. Dënoj heshtjen e turpshme të vasalit të Aleksander Vuçiçit, Edi Rama. #sb


