Vendi ynë vazhdon të mbetet nën pushtetin e vranësirave të
shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje të
pakta shiu në një pjesë të mirë të territorit.
Në zonat malore pritet të
ketë shfaqje të reshjeve të pakta të dëborës, të cilat më të dukshme do të jenë në
zonat Veriore dhe Verilindore.
Sipas MeteoAlb: Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke
luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verilindore kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

