Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesit e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se një 26-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafik ndarësen.
Nga përplasja kanë humbur jetën dy pasagjerët, një 26-vjeçare dhe një pasagjere tjetër e cila nuk është identifikuar ende. Kurse, në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet i riu që drejtonte automjetin.
Ai është transportuar drejt spitalit, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje.

