“Anti Pinoku, zgjedhja ime në Panairin e Librit 😉”, veç kaq ka shënuar në rrjetet sociale deputeti demokrat Belind Këlliçi, teksa shfaqet në Panairin e Librit, pranë një stende me librin “Anti Pinoku” në dorë.
Në jetë, ka vlerë fjala dhe veprimi, por në politikë dhe në disa lëmi të tjera, ndonjëherë, më shumë se fjala ka rëndësi serioziteti, gjesti, gjuha e trupit, ironia, humori sarkazma etj.
Simbolika është një tjetër element i rëndësishëm që ndonjëherë përcjellë kumt dhe mesazh të fortë.
Pikërisht me këtë lojë fjalësh, Këlliçi godet kreun e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Kujtojmë se deputeti demokrat është në garën e primareve të subjektit të tij politik, garë e cila do të përcaktojë kandidatin e opozitës për kryetar të bashkisë së kryeqytetit.
E pra, anti pinoku do të jetë ai që do vihet përballë pinokut…


