Kimisti Florian Muhametaj është një ndër emrat e PD-së që synon betejën elektorale të dt 14 maj, 2023, për drejtimin e Bashkisë Dimal ( Ura Vajgurore).
Muhametaj është një kimist i njohur në profesion, por edhe një qytetar me emër të mirë zonë.
Ai është në garë krahas Gentian Mecit dhe Thoma Rumnicit.
Me një status në rrjetet sociale, ai argumenton pse duhet mbështetur në garën e brendshme dhe ambicien që ka për të fituar përballë të majtës dhe pushtetin t’ja kthejë popullit.
Të dashur qytetarë të Urës Vajgurore dhe të fshatrave rreth saj!
Në radhë të parë dua tu shpreh mirënjohjen time, më të përzemërt për mbështetjen e dhënë që të jem pjesë në primaret për kandidat Kryetar Bashkie.
Së dyti: kërkoj mbështetjen tuaj duke më votuar masivisht.
Duke marrë besimin tuaj, nesër një shpresë e re lind për të gjithë ne, për drejtimin e bashkisë tonë.
Nën udhëheqjen e majtë përgjatë 30-viteve, ka ekzistuar vetëm një qëllim të na zhvatë me taksa, dhe vetëm taksa, pa bërë asgjë për ne si komunitet. Prandaj, unë kërkoj besimin tuaj, që nesër të jem zëri juaj, të jem ai që të zgjidh problematikat, hallet tuaj. Nesër bashkia do të jetë e juaja, do të jetë shtëpia e gjithsecilit prej nesh, qoftë i majtë apo i djathtë, për të diskutuar, shprehur, e qarë hallet me njëri-tjetrin, si ti zgjidhim ato. Ajo ndërtesë nesër nuk do të jetë më e kryetarit apo kryetares, por e popullit të thjeshtë, aty nesër është populli që do të japë miratimin për çdo llojë akti vendimmarrës që do të kalojë në Këshillin Bashkiak. Nesër, unë si Kryetar i Bashkisë Dimal, jap fjalën e nderit, që nuk kam për të firmosur asnjë lloj shkrese ligjore pa miratimin tuaj. Për këtë gjë ju premtoj.
Më jepni besimin tuaj, që nesër së bashku të marrim vendime për të mirë e të gjithëve banorëve në këtë zonë.
Më jepni besimin tuaj, për ta bërë të madhe sërisht këtë Bashki, dhe ti kthejmë dinjitetin, i cili ka humbur me kryetaren aktuale.
Më jepni besimin tuaj, si i ri, me vizionin dhe vendosmërinë time, nesër të jem zëri juaj edhe jo kryetari juaj.
Unë kam vendosur që rininë ta vendos në dispozicion të atdheut!
Më jepni besimin, që nesër të jem dëgjuesi juaj!.
Do të shihemi së shpejti miqët e mi.
I juaji,
Florian Muhametaj🤗✋✌🤗✋✌

