Tash, e huaj këtu… me thonj thith ajrin,
të shkoj tutje kohës së rëndë,
me pak shpresa
dhe shumë porta të mbyllura që duhet hapur,
ndoshta me mençuri të thella,
Dhe qëkur detin lash prapa e detin tutje kam para,
unë dëgjoj zërin e lashtë të tij të më thotë:
“Mjerë kush pushon e pret kot!
Mjerë kush humb besimin në vete dhe nuk ka shpresa
Mjerë kush brenda vetes s’ka një Maratonin me mend!”
Atdhe, ti më i fuqishëm se deti!
Det, ti jo më i fuqishëm se ëndrra ime!
Oh, unë për të tre ju kam mjaft fuqi
Sa, të mos më ndal asgjë –
të arrij dashurinë e luftës time,
butësinë më të këndshme të çdo bukurie.

