Ish deputeti i PD-së Fatbardh Kadilli ka reaguar me një status në rrjetet sociale për rastin e shumë diskutuar të ligjit për dosjet e ish sigurimit.
Ai gjykon ashpër deputetët që nuk morën pjesë në votim.
Kujtojmë se Kadilli ka qenë në garë përballë Lulzim Bashës për të marr drejtimin e PD-së.
Postimi i tij:
Turp për ata deputetë të opozitës që nuk e votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit.
Nuk kanë asnjë shpjegim logjik, as politik.
Edhe më turp për ata deputetë që e kanë përdorur persekutimin politik në diktaturë si flamur.
Nuk kanë asnjë justifikim, as shfajsim!
Ku ishin?
Me kë janë?

