Deputeti demokrat i qarkut Dibër, Xhelal Mziu, në një postim në “Facebook”, shkruan se aksi kryesor i lidhjes së Peshkopisë me Kukësin, pra dy qendra qarku, ka degraduar dhe janë shndërruar në vaska peshku, por pa acuakulturë.
Ja postimi i tij:
🔴 Aksi i rrugës nga Peshkopia në Kukës, është bërë gjithë gropa si vaska peshku!
🔴 Në Dibër në këto 10 vite asnjë investim në infrastrukturën rrugore, asnjë rrugë e re e ndërtuar dhe pse janë 8 njësi vendore që nuk lidhen me asfalt, por dhe akset që janë nuk riparohen ose nuk mbushen gropat, veç në rast zgjedhjesh kujtohen!
🔴 Aksi i rrugës Peshkopi – Kastriot – Sllovë – Kala e Dodës, sikur të mos mjaftonin gropat e rrugës, është bërë grryerja e disa segmenteve duke e vështirësuar dhe më tej qarkullimin e mjeteve!
🔴 Dhe këtë vit si një vit më parë skarifikohet ndonjë aks rruge 8 muaj para zgjedhjeve, që ta vështirësoj qarkullimin e mjeteve dhe në prag të zgjedhjeve të hedhin asfaltin elektoral për të marrë votat!
🔴 Dibra është qarku me infrastrukturën publike më të shkatërruar në Shqipëri, por dhe qarku më i varfër në Shqipëri kuptohet dhe në rajon e Europë)!
🔴 Dibra po diskriminohet jo vetëm politikisht por dhe për shkak të krahinës nga qeveria e rilindjes!



