Shpërthimi i ndodhur sot në minierën e Bartin në Turqi, la 41 viktima dhe qindra të plagosur.
Është deputeti demokrat dhe profesori i mjekësisë Tritan Shehu, që përcjell mesazhin e ndjeshëm ndaj familjeve, popullit dhe autoriteteve turke.
Ja postimi i tij:
Keqardhje e thellë për humbien 41 jetëve nga shpërthimi në minierën e qymyrit në Bartin të Turqisë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjeve e autoriteteve turke për këtë humbje të madhe njerëzore.
Urimet më të mira për shërimin sa më të shpejtë e të plotë të të plagosurve.
Le të shpresojmë se bilanci ivviktimave nuk do të rritet më shumë.
Në këto momente të dhimbshme ne ndjehemi pranë familjeve të viktimave, të dëmtuarve, shtetit dhe popullit turk.



