… në vitin 2012, atë kohë 100 vjetori i shtetit shqiptar, Berisha zuri të fliste shumë për çështjen mbarë kombëtare. Përmendi Prevezën dhe Luginën e Preshevës.
Mbushi Tetovën me flamuj të kuq… Midis të tjerave u tha, se e bën për elektorat.
Mirëpo 1 vit më pas (2013), rezultati ishte katastrofik. Këtij avazi i është futur edhe Edi Rama, i kërcëllohet Europës për Kosovën. Momentalisht shqiptarët janë në një debat shterp se bëri apo jo mirë Rama që foli ashtu. Po u them që në fillim, mos i përkëdheli shtetarët tuaj, nuk ka rëndësi aspak kjo.
Për më tepër, kur shtetarët dhe analistët gërrvërren me njëri-tjetrin me të njejtat argumenta, si kur shajnë edhe kur mbrojnë.
Produktin e këtij diskursi politik do e shihni shumë shpejtë.
Do jetë i njëjti me atë të Berishës më 2012-2013.
A e dini përse?
Se elektorati e di fare mirë që për një bashkim të mundshëm kombëtar, nuk është e nevojshme propaganda kombëtare.
Për më tepër, gishti tregues në ballin e evropianëve.
Por fuqia ekonomike… Shqiptarët nuk i bashkon dot kush tjetër, veçse vetë shqiptarët.
Ilir Levonja/ Shqiptarët nuk i bashkon dot kush tjetër, veçse vetë shqiptarët.
Leave a comment
Leave a comment

