Tragjedia ka goditur një familje shqiptare në Greqi, ku ka humbur jetën një vogëlush që shoqëronte babain në traktorin me të cilin punonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lefkada të Greqisë mbrëmjen e së premtes, ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën një 4-vjeçar.
Sipas medias greke, i mituri ndodhej në një traktor që drejtohej nga i ati kur për arsye ende të paqarta, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Ngjarja ndodhi në një rrugë të vështirë malore në Syvrou Karyas.
Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur dhe drejtuesi i mjetit së bashku me nipin e tij 16-vjeçar.
Në vendngjarje mbërritën dy autoambulanca, por fatkeqësisht, 4-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

