Paraditen e sotme,
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, shoqëruar nga deputeti Petrit Vasili ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në selinë e PD-së.
Takimi ka zgjatur rreth 40 minuta, ndërsa ende nuk ka komunikatë për qëllimin e kësaj vizite, por kjo nuk pengon arsyetimin se takimi i drejtuesve të dy partive të opozitës bëhet në funksion të dakordësimit të aksionit opozitar.
Dy drejtuesit kanë rënë dakord për veprim të përbashkët kundër qeverisë dhe dje Berisha përsëriti se në zgjedhjet lokale mund të shkohet me kandidatura të përbashkëta.

