Në këtë vjeshtë, që nga demokratët pritej si stina e reagimit të fuqishëm opozitar dhe qytetar, duket se janë riaktivizuar mosmarrëveshjet e brendshme në partinë më të madhe të opozitës.
Sigurisht që ky është një qëndrim midis tyre, por demokratët shqetësohen nga konfliktet e brendshme dhe fragmentarizmi i aktivistëve.
Në fakt jo vetëm demokratët, por edhe një pjesë e madhe e qytetarëve janë të interesuar për unifikimin e çdo zëri kundërshtues ndaj politikave të qeverisë Rama.
Është Sabah Sheta, i cili e ka drejtuar degën e PD-së Krujë, që duket se është mikpritësi për grupin e kryesuar nga ish kryetari Lulzim Basha.
Sheta shkruan në rrjetet sociale, se “diskutuam per mbarevajtjen dhe bashkimin e Partise Demokratike per zgjedhjet lokale qe po afrojne shume shpejt”
Ja postimi:
Kruja si simbol i paqes !
Simbol i bashkimit !
Simbol i historise kombetare!
Kruja e Skenderbeut !
Kruja e firmetarit te pavaresise dhe Kryeministrit
Shqipetar Mustafa Merlika !
Kruja e majorit Abaz Kupi !
Sot ne Kruje u mblodhen Kryetaret e Partise Demokratike te veriut dhe diskutuam per mbarevajtjen dhe bashkimin e Partise Demokratike per zgjedhjet lokale qe po afrojne shume shpejt.
Demokratet kan nevoje per bashkim !
Partia Demokratike eshte shtepia jone !
Ne nuk mundet te behemi mbushese e asnje lloj partie tjeter !
Demokratet do votojne nen siglen e PD te bashkuar!
Partia Demokratike nuk eshte prone e askujt pervec demokrateve 🇦🇱✌️✌️🇺🇸

