Ish-kryeministri Bojko Borisov dhe partia e tij Gerb janë fituesit e zgjedhjeve të parakohshme në Bullgari, të cilat u mbajtën më dt 2 tetor. Gerb konsiderohet si subjekt konservator në politikën bullgare.
Kujtojmë se këto janë zgjedhjet e katërta parlamentare që mbahen në vend në një afat 2-vjeçar.
Sipas të dhënave paraprake, Gerb ka marrë 24.6% të votave ndërsa rivalja e tij “Vazhdojmë ndryshimin” e cila kishte fituar zgjedhjet e mëparshme, është në vendin e dytë me 18.9%.
Partia nacionaliste Vazrazhdane (Rilindja) është në rritje, me mbi 10% të preferencave, ndërkohë që mbeten dyshimet për mundësinë e formimit të qeverisë.

