Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një status në rrjetet sociale shkruan, se komisarit të policisë në Berat, i cili është vëllai i deputetit Fadil Nasufi, i është përmbysur makina, sepse ka dalë natën për gjah.
Ka moratorium për çështjen e gjahut, por kufizimet janë për popullin, jo për qeveritarët.
Ja postimi i plotë:
Komisarit në gjah i përmbyset makina!
Po gjuante për ministrin e familjes. Moratoriumi është për qytetarët dhe jo për pushtetarët zuzarë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital!
– – – – – –
Pershendetje doktor kjo foto i perket makines se policis berat ka bere aksident gjate gjuetis naten ..per qytetaret gjuetia eshte e pa ligjshme kurse per shtetin jo .. aksidentin e ka bere vellai deputetit fadil nasufi i cili thot se gjuaj per ministrin Çuçi 🤦🤦

