Një bandë me 5 persona të maskuar kanë shënjestruar një banesë dhe e kanë sulmuar për të vjedhur gjithçka.
Grabitja me maska ka ndodhur orët e para të ditës së sotme në një fshat të bashkisë Klos.
Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një banesë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit në fshatin Dom.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet se 5 persona të armatosur me maska pasi kanë hyrë në banesë kanë grabitur prej aty një shumë prej 8 mijë eurosh dhe 1 milion lekë shqiptare.
Po ashtu hajdutët kanë vjedhur dhe sende me vlerë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

