Kreu i PD, Sali Berisha tha në një takim me sindikatat në Tiranë se çmimin e energjisë për bizneset do ta rikthejnë në 6 lekë, aq sa ishte në qeverisjen e demokratëve. Berisha tha se qeveria e Ramës po falimenton bizneset ndërsa shtoi se kreu i qeverisë vetëm mashtron, duke kujtuar rastin se në Zvicër dënohesh me burg nëse e çon më shumë se 19 gradë temperaturën e ngrohjes.
“Këta po i falimenton bizneset. Ne e kemi shitur energjinë me 6 lek për biznesin. E kanë çuar në 200, e tani do e çojnë në 400 lekë. Asgjë më vrasëse sidomos për ndërmarrjet nxjerrëse nuk ka se kjo. Pse e vendosëm ne atë çmim, 6 lekë. Edhe Gjermania e kishte 6 lek, por edhe vendet e tjera të zhvilluara çmimin e kishin rreth këtij çmimi.
Edhe biznesit të vogël, tani i rritet çmimi. Ju garantoj se çmimi i energjisë do të kthehet në 6 lekë, aty ku ka qenë”, u shpreh Berisha

