Ndarja nga bashkëshortja dhe nisja e një lidhjeje me një femër më të re u bë shkak për largimin e Thomas Tuchel nga Chelsea.
“Daily Mail” shkruan se lojtarët kanë nisur të bëjnë thashetheme për historinë e gjermanit me të dashurën Nathalie Max, duke krijuar një atmosferë të brishtë në dhomat e zhveshjes.
Tabloidi shton se për shkak të jetës private, Tuchel kishte humbur kontaktet dhe respektin e lojtarëve të skluadrës londineze, nga ku u shkarkua pas më shumë se 100 ndeshjeve në stol.
Tuchel e njoftoi divorcin në prillin e këtij viti pas 13 viteve martesë, vendim i pashmangshëm pas aferës së tij, që gjithsesi duket se ndikoi edhe në punën e tij.
Thomas Tuchel do të marrë një pagesë prej 13 milion £ – me 2 milion £ shtesë për stafin e tij në dhomën e pasme – për shkarkimin e tij nga Chelsea pasi Todd Boehly vendosi ta shkarkojë atë.



