Lajmin e bën me dije zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila edhe ka inspektuar këtë rrugë.
Ja postimi:
📍Palasë-Dhërmi, segmenti i ri rrugor që lidh këto dy fshatra turistike tashmë mund të aksesohet nga të gjithë qytetarët me 🚘automjetet e tyre. Një rrugë e re të cilën po e hapim provizorisht për të shkurtuar kohën e udhëtimit dhe rritur ✔️sigurinë rrugore për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Një punë e bërë në kohë rekord dhe që do të plotësohet edhe me elementë të tjerë të parashikuara në projekt, për të qenë plotësisht gati sezonin e ardhshëm turistik.
#Skakohëpërpushim🏃
#Shqipëriaeardhmjajonë☀️🇦🇱


