Sot, më 17 gusht 2022 u mbushën plot 73 vjet që në Mirditë në vendin e quajtur Qafa e Valmirit, diktatura komuniste ekzekutoi 14 burra të pafajshëm mirditor.
– 17 gushti 1949 ishte realizimi i nje skenari të para përgatitur nga Sigurimi Shtetit komunist për të gjetur si pretekst për fillimin e një operacioni e valë vrasjesh, burgosjesh e internimesh për nënshtrimin e krahinës të Mirditës heroike dhe e pa nënshtruar kurrë as nga armiqtë në shekuj.
– Qeveria kriminale e Enver Hoxhës, Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut e dinte mirë se mirditoret nuk ishin nënshtruar për 500 vjet Perandorisë Osmane, perandorisë më të madhe të kohës dhe prandaj duhej gjetur e organizuar një skenar vrasje dhe të përdorej si pretekst për të kryer akte kriminale..
– U përdor si pretekst vrasja e Bordhok Bibës e një mirditori komunist, por me popullaritet të madh në Mirditë dhe që rridhte nga familja madhe e Gjomarkajve.
– Edhe sot pas 72 vitesh mirditorët dyshojnë se vrasja tij ishte e shtyrë dhe një skenar i qeverisë Tiranës. Skenar siç u përdorën edhe në Gurëz të Kurbinit.
– Vrasja e Bardhok Bibës u shfrytëzua për ndalimin e planifikuar të 14 burrave nga fiset më të mëdhaja të kullave të njohura të krahinës të Mirditës.
– Ku 4 prej këtyre burrave u varën në litarë dhe 10 të tjerët u ekzekutuan dhe u hodhën në gropën e hapur më parë në Qafën e Valmirit.
– Për të ngjallë frikë e terror ndaj mirditorëve diktatura kishte sjellë për të ndjek varjet dhe ekzekutimit 14 burrave të pafajshëm të mbi 2500 burra nga e gjithë krahina e Mirditës.
– Mbi 500 mirditorë u burgosën.
– Rreth 300 familje u internuan në Berat,Tepelenë
dhe Vlorë.
– Mbi 100 persona vdiqën nëpër burgje dhe kampet internimeve duke mos u kthyer më kurrë në votrat e kullave të tyre.
– Kjo masakër kriminale e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në Mirditë ishte një nga më të shëmtuarat dhe më e madhja dhe më kriminalja që regjimi diktatorial shkaktoj.
Sot lind pyetja :
– A kane zënë vendin e merituar në peidistalin e historisë lavdifamshme të kombit shqiptarë këta burra e bijë nënash të Mirditës që u varën e u pushkatuan pa faj vetëm e vetëm që regjimi kriminal ta përdorte për të ngjallur frikë e panik në radhët e mirditorve të pa nënshtruar në shekuj?
– Pse shteti shqiptar të mos e përjetesojë këtë masakër kriminale ndaj këtyre burrave mirditor në monumente në Mirditë, Tiranë dhe jo të përjetesojë në mënyrë të turpëshme ushtarët e oficerat turq që u vranë në Turqi më 15 korrik 2016, në atë të ashtuquajturin grusht shteti ndaj kryeminstrit Erdogan, që nuk kanë lidhje me shqiptarët.
– I përjetshëm kujtimi i 14 Martirëve të Qafës Valmirit.
– Mirënjohje sakrificave e vujtjeve të burrave, grave, fëmijve mirditorë që u burgosën e u internuan në kampet famëkeqe të diktaturës.


