E njëjta melodi funebër që nisi gati nje dekadë më parë me aleancën e qelbësirave për të sjellë në pushet Edi Ramën, “liderin global” autorin e nxirjes së gjithçkaje e të gjithkujt, të vendosjes së bishtit edhe atyre që nuk kishin bisht, të krijimit të një fryme poshtërimi ndaj gjithkujt, të krijimit e shitjes në publik të një megamashtrimi me 300 mijë vende pune e plot gënjeshtra të tjera që shumëkush i ka harruar, të kanabizimit ekstrem të Shqipërisë, te caktimit te deputeteve të inkriminuar në parlament, te kukullave të inkriminuara të bashkive pa garë, të cubave të parullës “bravo çuna” e të ministrave të suksesit nëpër burgje, të kobecëve e skifterëve në çdo drejtori të rilindjes, të pseudo sipërmarrësve foshnjore në kërkim të vjedhjes te qindra milionë eurove me bekimin e bankave në parajsa fiskale, te vjedhjes së çdo prone të shqiptareve, të tjetërsimit të titujve të pronësisë, te ligjerimi i padrejtësisë me kërbaç për të pamundurit, te retorika banale fyese, te akuza, fyerja e poshtrimi i çdokujt që mendon ndryshe kryeministrit, kjo është vija melodike e muzikës funebre për vendin tonë e të ardhmen e tij që ka kompozuar dirigjenti Edi Rama.
Dhe si çdo vit ne ndëshkohemi nga raportet ndërkombëtare të Amerikës e Europës biem poshtë e më poshtë në renditje, celim disa herë shampanjën e mashtrimit e bisedimeve për antarsimin në BE.
Edi Rama deshtimin e shet sukses, kori i tij i madh u bën jehonë mashtrimeve si sukses, mediat e tij të gjitha muzikën funebre duan ta paraqesin si muzikë vallzimi sikur lulëzon Shqipëria rilindase…
E habitshme për çudi per te njëjtën melodi krimi e korrupsioni lartmadhnia dirigjent nuk pranon dështimin e tij dhe po me më shumë habi ndërkombëtarët në Shqipëri vetëm degjojnë në sfond me kufje në vesh këtë muzikë bajate që shurdhon shqiptarët të cilët vajtojnë në zi braktisjen e vendit.
Raporti i DASH prej vitesh vë alarmin se po cënohet demokracia, nuk zbatohen parimet demokratike në vend, nuk ka barazi në tendera publike me fonde qeveritare, PPP janë korruptive, linçohen edhe kompani amerikane, investimet e huaja jane larguar.
Raporti i DASH përmend “korrupsionin endemik, përfshirë gjyqësorin dhe prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri”, “Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.”
‘Ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Mbivendosja e titujve të pronësisë është një çështje serioze dhe e zakonshme.”
Megjithë këto konstatime të rënda nga DASH, aftësia manipuluese e qeverisë rritet për ta shitur të fortë përkrahjen amerikane, ndërkohë që njerëzit në Shqipëri pyesin: Raportet e DASH janë të Amerikës që zyrtarët lokale e shesin se çertifikon gjithë mëkatet e kësaj qeverie apo janë të ndonjë Amerike tjetër, të Amerikës që ka hartuar e publikuar për çdo vit këto raporte qortuese.
Kryeministri ynë u lodh ta shesë të zezën për të bardhë, u lodh të bindë të huajt se Shqipëria është një parajsë, por njerzit i ikin nga keqqeverisja dhe nderkohë të huajt nga larg e shohin dhe e thonë më mirë.
DASH thote ka korrupsion endemik, kryeministri thote nuk ka fare korrupsion. Nuk e dime kush genjen e kush mashtron, DASH apo kryeministri i Shqipërisë.
Ndërkohe në Shqipëri për këto probleme serioze te klimës së biznesit vetëm pak persona guxojnë te flasin, me kufjet e muzikës rilindje në vesh janë asfiksuar Dhomat e Tregtisë e Shoqatat e Biznesit, askush nuk i pyet prej kohësh dhe heshtja e tyre vijon të blihet me tenderat e favoret e radhës.
Sipas kryeministrit në vendin tonë pa sindikata duhet të vijë fuqi punëtore nga vendet e tjera, por në fakt nga vendi ynë po largohet kushdo që është i aftë për punë, po ikën nga pasiguria totale e jetës, nga rrogat e ulta, nga tallja e arrogancës qeveritare.
Në këtë vend mungon vetem ligji qe kush nuk e sheh Shqipërinë zonjë buzë Adriatikut duhet të shpallet armik nga gjykatat e Edi Ramës.

