Reshjet e shiut kanë përfshirë qytetin e Bilishtit në bashkinë Devoll.
Në fakt gjithë pasditja ka qenë nën pushtetin e reve të dendura dhe zagushisë.
Pak minuta mbas orës 19:00, nisën reshjet, të cilat qytetarët i presin si “bekim” për zbutjen e vapës së gushtit, por edhe për dobinë në bimët e arave dhe pemëtari.
Reshjet po vazhdojnë aktualisht, pa intensitet të lartë, por mjaftueshëm freskues.

