Inglizi ngatërron botën që kur u pushkatua gjyshi i Nard Ndokës…
Godet përsëri Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, me humorin dhe batutat e tij.
Në një status që ka hedhur në rrjetet sociale ai shkruan, se gjyshi im u pushkatua nga regjimi komunist si bashkëpunëtor me misionin anglez.
Pas kësaj ngjarje, doli shprehja “inglizi ngatërron botën”
Ja postimi i tij:
“Gjyshi im është denuar më pushkatim nga regjimi, si bashkëpunëtor me misionin Anglez, ndersa vellai i tij u denua me 13 vite burg politik.
Pastaj doli shprehja, “inglizi ngatërron botën”!😉

