Z. President,
Bashkohuni sot me protestën e të rinjve, profesorëve dhe qytetarëve shqiptar.
Në këto momente kaq të rënda për vendin tonë, në kohën kur të rinjtë shqiptarë po torturohen dhe rrihen e plagosen nga Policia e Shtetit dhe mercenarë civilë, kur njerëzit ndalohen rrugëve apo kafeneve dhe arrestohen jo në flagrancë, kur çdo ditë po kthehet në skenë lufte me qytetarë të lirë që kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit të vendit, mendoj se është e vonuar por përsëri e domosdoshme ndërhyrja e Presidentit të Republikës për të qetësuar situatën.
Për këtë arsye Ju drejtohem si President, si mjek që keni bërë betimit e hipokratit dhe si prind i dy djemve, ju lutem ndërhyni sa nuk është vonë të shmangni përgjakjen e mëtejshme të djemve dhe vajzave shqiptarë.
Dalja juaj hapur në mbështetje të të rinjve dhe qytetarëve shqiptar ka më tepër vlerë se qindra takime zyrtare që ju mund të bëni në zyrën tuaj.
Ka momente në jetë kur vendime të tilla mund të jenë jo vetëm të nevojshme por edhe të domosdoshme për të treguar jo vetëm humanizëm por edhe maturi politike.
Koha është e patriotëve dhe jo atyre që fshihen pas një institucioni qoftë ky edhe ai i Presidentit të Republikës.


