NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
    8 hours ago
    Kryetari i PD-së Sali Berisha intervistë për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit
    1 day ago
    Belind Këlliçi: Kush e turpëron Shqipërinë?!
    2 days ago
    Reforma Territoriale/ Deputeti Xhelal Mziu i drejtohet me letër të hapur Arbjan Maznikut, bashkëkryetarit të Komisionit: Hiqni dorë nga centralizimi i pushtetit vendor me bashki të mëdha…
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lutfi Dervishi/ Leku që po kullufit euron
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Leku që po kullufit euron
Të tjera
Hipoteka Durrës/ Nga 1.063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 të rregullt, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
Kryesore
Gjyqi ndaj Metës/ Ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë
Kryesore
Kryetari i PD-së Sali Berisha intervistë për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lutfi Dervishi/ Leku që po kullufit euron

Neutrale
Last updated: 2026/07/10 at 9:46 AM
Neutrale 8 hours ago
Share
SHARE

Si ka mundësi që monedha e një prej zonave ekonomike më të fuqishme të planetit zhvlerësohet vazhdimisht përballë lekut?

Përgjigjja zyrtare që të japin patronazhistët e financave është magjike: ekonomia jonë po fluturon!

Numrat “nuk” të gënjejnë. Kur sheh shifrat, të krijohet përshtypja se Wall Street-i është një filial i tregut Çam në Tiranë.

Sot, euro ka zbritur në rreth 94 lekë. Vetëm pak vite më parë, të njëjtën euro e këmbenim me 120 apo 125 lekë. Forcimi i lekut është tashmë një prirje disavjeçare dhe jo një tekë sezonale, kur emigrantët vijnë të harxhojnë kursimet dhe turistët e huaj zbulojnë “Maldivet e Europës” me çmime të Dubait.

Sigurisht, kursi i këmbimit nuk është një ndeshje boksi ku pesha më e rëndë mund peshën më të lehtë. Fuqia e një monedhe nuk përcaktohet mekanikisht nga muskujt e ekonomisë reale. Ajo ndikohet edhe nga një koktej normash interesi, inflacioni, kapitalesh, remitancash, investimesh dhe besimi, ku disa përbërës përzihen në dritë të diellit dhe disa të tjerë nën dritën e hënës.
Po nëse leku po forcohet kaq shumë dhe për kaq gjatë, pyetja nuk është nëse në vend po hyjnë euro. Këtë e sheh edhe një i verbër që ecën në trotuaret e Tiranës, aty ku mbillen kulla me një shpejtësi që do ta kishte zili edhe bujqësia socialiste në kohën e misrit hibrid.

Pyetja është: nga hyjnë eurot, sa hyjnë, si hyjnë dhe ku përfundojnë?

Versioni zyrtar është i njohur: turizmi ka rritje galaktike, emigrantët po dërgojnë para, investimet e huaja po rriten dhe edhe të huajt janë dashuruar me betonin tonë dhe po blejnë apartamente.

Argument i denjë për t’u treguar si përrallë para gjumit të vapës.

Vendi vazhdon të jetë një ekonomi me deficit të madh tregtar. Kemi një bazë prodhuese aq të dobët, sa importojmë hudhrat nga Kina, fasulet nga Egjiptit, e qumështin nga Serbia. Eksportet përballen me vështirësi ekzistenciale dhe produktiviteti ynë është aq larg mesatares europiane, sa na duhet teleskopi i NASA-s për ta parë.

Megjithatë, një vend që prodhon relativisht pak, importon pothuajse gjithçka dhe ka produktivitet të ulët, ka një monedhë që sillet sikur Shqipëria ka zbuluar papritur inteligjencën artificiale, mikroçipat elektronikë dhe prodhimin e anijeve kozmike.

Le të shohim Turqinë, një vend mik dhe aleat strategjik. Në vitin 2023, një euro këmbehej me rreth 21 lira turke. Në korrik 2026, një euro këmbehet me rreth 53 lira.
Dhe po flasim për një vend me industri automobilistike, tekstile, elektronikë, bujqësi të zhvilluar dhe një industri ushtarake që eksporton dronë Bayraktar në mbarë botën. Në Turqi pra që i shet dronë Ukrainës, sistem radaresh Polonisë, anije Portugalisë e së shpejti dhe avionë Spanjës.

Por ja që lira turke bie, ndërsa leku ynë fluturon sikur ushqehet me kerozinë. A është Shqipëria ekonomikisht më e fuqishme se Turqia? Pa dyshim. Ata prodhojnë dronët, ne i përdorim për të parë nga lart sa veta kanë ardhur në protestë.

Atje, inflacioni i lartë, politikat monetare dhe humbja e besimit e kanë gjunjëzuar lirën, ndërsa këtu, hyrja e madhe e valutës në një treg të vogël ka herkulizuar lekun.

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë duke blerë sasi të mëdha eurosh për të frenuar forcimin e lekut. Vetëm në nëntë muajt e parë të vitit 2024, ndërhyrjet valutore arritën në rreth 2.6 për qind të PBB-së së vitit 2023, pothuajse trefishi i së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Pra, edhe Banka Qendrore po përpiqet ta mbajë nën kontroll këtë lekun tonë rebel, që vuan nga shëndeti i tepërt.

Por mesa duket kjo nuk është më vetëm punë bankierësh.

Sepse, kur përveç turizmit, remitancave dhe investimeve të deklaruara, në ekonomi qarkullon edhe një sektor i madh informal, pyetja mbi origjinën dhe natyrën e të gjitha flukseve valutore nuk është teori konspirative, është pyetje ekonomike, institucionale dhe çështje e zbatimit të ligjit.

Nuk mund të thuhet se forcimi i lekut është vetëm produkt i parasë së zezë, por është po aq joserioze që çdo pyetje mbi flukset informale të valutës të trajtohet si herezi ekonomike.

Dosjet e hetimeve të fundit të Spak kanë treguar se ekonomia kriminale nuk është një univers paralel që jeton në Mars. Paratë kërkojnë të hyjnë në ekonominë reale, të investohen, të ndërtojnë, të blejnë dhe të qarkullojnë. Pyetja është se në çfarë mase këto flukse ndikojnë në ekonominë shqiptare dhe në tregun valutor.
Kjo pyetje kërkon përgjigje, jo patronazhizëm financiar.

Por guximi më i madh nuk është të shpjegosh pse leku forcohet. Guximi më i madh është ta shesësh rënien e euros si sukses.
Sukses për kë?

Eksportuesi shqiptar paguhet në euro dhe paguan punëtorët, energjinë dhe një pjesë të kostove në lekë. Kur euro bie, të ardhurat e tij në lekë tkurren.

Familja që pret 200 euro nga djali jashtë, dikur merrte rreth 24 mijë lekë. Sot merr rreth 18 mijë.
Punonjësi që paguhet në euro sheh pagën e tij të zvogëlohet në lekë pa i rënë në qafë shefi.

Ndërkohë, çmimet në Shqipëri vuajnë nga një sëmundje e çuditshme: kanë memorie të shkëlqyer kur duhet të rriten dhe amnezi të plotë kur duhet të ulen. Kafja e mëngjesit nuk është bërë më e lirë sepse ra euro, por më e shtrenjtë, qiratë në Tiranë nuk janë ulur, janë ngritur, apartamentet nuk janë bërë më të përballueshme, janë të pamendueshme për t’u blerë.
Ushqimet nuk janë kthyer në çmimet e vitit 2020, perimet në treg kushtojnë sikur janë rritur në sera të ujitura me ujë të bekuar.
Këtu qëndron dallimi i madh mes një treguesi të bukur në tabelën e Excel-it dhe jetës reale në xhepat e qytetarëve.

Politika ekonomike nuk ekziston për të prodhuar shifra dhe krahasime me vitin 2013. Pyetja nuk është a janë rritur shifrat pyetja është a jetojnë me mire njerëzit?
Mund të kesh rritje ekonomike dhe qytetarë që ikin nga sytë këmbët, mund të kesh më shumë turistë dhe familje shqiptare që nuk bëjnë dot dy ditë pushime, mund të kesh kulla luksoze dhe të rinj që jetojnë me qira deri në të dyzetat, mund të kesh monedhë të fortë dhe ekonomi prodhuese të dobët, mund të kesh shifra që fluturojnë dhe njerëz që mezi mbyllin muajin.
Prandaj pyetja nuk është vetëm: pse leku është kaq i fortë, por kush fiton nga ky kurs dhe kush humbet?
Sa ndikonturizmi?Sa remitancat? Sa investimet në pasuri të paluajtshme?
Sa flukset e tjera financiare?

Dhe, mbi të gjitha, pse një sukses kaq spektakolar monetar nuk po përkthehet me të njëjtën forcë në mirëqenie, paga reale, produktivitet dhe kapacitet prodhues?

Të thuash se leku i fortë është prova e shëndetit të hekurt të ekonomisë
kërkon një dozë të jashtëzakonshme guximi, ose një optimizëm të përmasave olimpike.

Sepse të matësh fuqinë e një ekonomie vetëm me kursin e monedhës është njëlloj si të shohësh rezultatin e një ndeshjeje dhe të shpallësh ekipin e Sopotit të Librazhdit më të fortë se Bajerni i Mynihut.

Neutrale July 10, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
8 hours ago
Lutfi Dervishi/ Leku që po kullufit euron
8 hours ago
Hipoteka Durrës/ Nga 1.063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 të rregullt, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
22 hours ago
Gjyqi ndaj Metës/ Ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë
1 day ago
Kryetari i PD-së Sali Berisha intervistë për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit
1 day ago

Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!

Lutfi Dervishi/ Leku që po kullufit euron

Hipoteka Durrës/ Nga 1.063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 të rregullt, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës

Gjyqi ndaj Metës/ Ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?