Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kuman të Roskovecit, ku një burrë rreth 80 vjeç ka vrarë gruan e tij dhe më pas veten.
Mësohet se autori i ngjarjes, Sh. Rr. afro 89 vjeç ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, 75-vjeçe dhe mbas krimit, ka vrarë veten.
Rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë mbeten ende të paqarta.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie.

