NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Noka takim në Përmet: Qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, dy nga fushat e betejës! Dera e hapur për këdo
    2 years ago
    Të Fundit
    Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
    4 hours ago
    Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…
    1 day ago
    “Rama bëri sot vetëvrasje politike”, Berisha: Nuk votoi pro Ballukut, por për të mbrojtur krimet e tij
    1 day ago
    Belind Këlliçi/ 82 votat e turpit, kundër Shqipërisë!
    1 day ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Gjyqtari Erion Bani u zgjodh anëtar i ri i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës
Të tjera
RENEA dhe EKAM stërvitje e përbashkët: Shqipëria dhe Greqia thellojnë bashkëpunimin kundër krimit dhe terrorizmit
Kryesore
Republikanë dhe Demokratë bashkë kundër Trump: Mos i hiqni trupat nga Kosova – rrezikohet Ballkani!
Bota
Rama përjashton gazetaren Ambrozia Meta gjatë konferencës me mediat
Kryesore
Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…

Neutrale
Last updated: 2026/03/12 at 5:56 PM
Neutrale 1 day ago
Share
SHARE

Pas vendimit të Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Ai reagoi në platformën “X”, duke u ndalur te deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat shprehën mbështetje për pavarësinë e gjyqësorit dhe rëndësinë e ndjekjes penale të korrupsionit.

Rama shkruan se qeveria është një të njëjtën linjë me ndërkombëtarët. Veç kësaj, ai shtoi se vendimi i shumicës parlamentare këtë të enjte respektoi normat kushtetuese dhe ligjore, duke mbrojtur dinjitetin e deputetëve dhe duke mos cënuar hetimet.

Reagimi i plotë i kryeministrit Rama në platformën X:
Përshëndes deklaratat e ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, me parimet e shprehura në të cilat jemi të gjithë shumë dakord, 100%.
Por duke qenë se që të dyja dolën sot, kur Kuvendi me plot të drejtë refuzoi heqjen e lirisë së një deputeteje në mungesë të plotë të kushteve për ta ndërmarrë një hap të tillë ekstrem dhe, njëkohësisht, duke qenë se Shoqata e Molotovarëve të Tiranës ka filluar të flasë edhe në emër të Gjermanisë, përfitoj nga rasti të theksoj:
* Kjo shumicë qeverisëse e ka mendjen të ndarë dhe busullën të palëvizshme: Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian
* Reforma në Drejtësi nuk kthehet mbrapa, pavarësia e gjyqësorit nuk preket dhe mbështetja për SPAK-un mbetet e palëkundur.
* Lufta reale kundër korrupsionit vazhdon, më këmbëngulëse se kurrë, siç e tregon qartë edhe pasqyra objektive e përditësuar e Komisionit Europian.
* Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë, i patrazuar as nga pengimi as nga yshtja e SPAK-ut, prej faktorësh jashtë kufijve të pushtetit të pavarur gjyqësor.
* Shumica qeverisëse, bëri sot pa asnjë diskutim atë që do të bënte çdo parlament demokratik i Europës, ku kalimi i kërkesave të prokurorisë jo për arrestin pa gjyq të një deputeti si kjo kërkesa e sotme, po për të filluar apo jo hetimet, nuk është askund si kalimi pa asnjë lloj kontrolli i kufijve në zonën Shengen. Ai është një proces serioz, i bazuar në norma kushtetuese e ligjore, të cilat nuk janë as karta bianka, as dyer të mbyllura për prokurorinë.

Sot ne i kemi respektuar plotësisht ato norma dhe kush pretendon të kundërtën, ka të drejtën e vet të padiskutueshme, po s’ka argumenta të mjaftueshëm për ta fituar debatin mbi ekzistencën ose jo të kufirit mes pushteteve të pavarur kushtetues, të cilin parlamenti i Shqipërisë e mbylli sot duke treguar se dinjiteti i parlamentarëve nuk është material për eksperimente socio-politike, të cilat e bëjnë kurën më të rrezikshme se sa sëmundja që duhet të luftojë!
Ecim përpara, Shqipëria nuk ka plan B

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Gjyqtari Erion Bani u zgjodh anëtar i ri i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës
34 minutes ago
RENEA dhe EKAM stërvitje e përbashkët: Shqipëria dhe Greqia thellojnë bashkëpunimin kundër krimit dhe terrorizmit
49 minutes ago
Republikanë dhe Demokratë bashkë kundër Trump: Mos i hiqni trupat nga Kosova – rrezikohet Ballkani!
3 hours ago
Rama përjashton gazetaren Ambrozia Meta gjatë konferencës me mediat
4 hours ago
Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
4 hours ago

Gjyqtari Erion Bani u zgjodh anëtar i ri i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës

RENEA dhe EKAM stërvitje e përbashkët: Shqipëria dhe Greqia thellojnë bashkëpunimin kundër krimit dhe terrorizmit

Republikanë dhe Demokratë bashkë kundër Trump: Mos i hiqni trupat nga Kosova – rrezikohet Ballkani!

Rama përjashton gazetaren Ambrozia Meta gjatë konferencës me mediat

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?