Në emër të Grupit Parlamentar të PD, i kam kërkuar zyrtarisht Këshillit të Ministrave që:
1. Të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore rajonale, për qarqet e prekura nga përmbytjet dhe vërshimet e ujit, konkretisht qarqet Durrës, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier.
2. Vlerësimin e plotë dhe objektiv në vlerën reale të dëmeve dhe kompensimin e plotë financiar për dëmet ndaj banorëve të prekur.
3. Të informohet menjëherë Kuvendi i Shqipërisë për situatën e krijuar, rreziqet që paraqiten dhe masat e marra për menaxhimin e situatës.
Mosshpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore do të pamundësonte dëmshpërblimin e plotë të banorëve të prekur nga kjo situatë dhe do të ishte një akt i rëndë papërgjegjshmërie institucionale. Mosveprimi në kohë nga ana e Qeverisë, është një papërgjegjshmëri kriminale, me pasoja të rënda për jetën, shëndetin dhe pasurinë e qytetarëve shqiptarë.



