Reagimi i plotë i Nokës:
Një dëshmi rrëqethëse ishte kjo e Ersild Myrtollarit, indoktrinuar në moshë të mitur nga grupet LGBTQ, për t’i hyrë një terapie hormonale PA DIJENINË E PRINDËRVE, çka do i ndryshonte rrjedhën e jetës. “Më thanë se kam lindur në trupin e gabuar.
E konsideroj veten viktimë të ideologjisë #LGBTQ, Është një ideologji shkatërrues dhe i bëjnë të gjitha për lekë”. Më shqetësuese është deklarata e tij se “i merrnin minorenë nga 13 vjeç”, referuar grupeve të tilla që i gjejnë të miturit në momente vulnerabiliteti dhe i tërheqin në këtë kurth psikologjik.
Kjo është një përplasje në fytyrë për të gjithë ata kartona që votuan këtë ligj shkatërrues.
Shembulli sesi të mitur të pambrojtur e të padijshëm shndërrohen në viktima të propagandës, abuzimit dhe depersonalizimit nga grupet e financuara nga #Soros për të shtyrë përpara axhendën #Woke.

