Streha që pas disa ditësh do të mirëpriste me dritën e dijes zërat e nxënësve është shndërruar në një trup të braktisur që i bën hije vetes.
Flamuri i lodhur e kryeulët si një ushtar i mundur varet në një nga ish klasat pa dritare të katit të dytë, ndërsa në sallat ku duhej të ndizej drita e diturisë janë strehuar shërbime të tjera që s’kanë lidhje me arsimin; qenkan edhe vulat e postës që nënshkruajnë epitafin e heshtur mbi rrënojën e arsimit shqiptar.
Pyetja që mbetet është: do të ngremë zërin që drita e dijes të rikthehet apo do t’i mësojmë fëmijët të ecin mbi rrënoja?





