Një valë të nxehti po vjen përsëri këto ditë dhe duhet të rikujtojmë dëmet që sjell dhe mënyrat për t`i shmangur ato.
✅️ Pika e Diellit ose goditja nga nxehtësia:
Ësjtë një gjendje në të cilën organizmi jonë nuk arrin të rregullpjë temperaturën e trupit e cila mund të kalojë 40°C e sipër.
Simptomat: konfuzion, rrahje të shpejta të zemrës dhe humbje të vetëdijes.
dhimbje muskulore shpesh edhe barku, për shkak të humbjes së kripërave nga djersitja.
✅️ Gjendje të fikëti nga nxehtësia:
Zbehje, marramendje e shkaktuar nga një mungesë e përkohshme e rrjedhjes së gjakut në tru, shpesh pas qëndrimit të zgjatur në këmbë ose aktivitetit të mundimshëm në diell.
✅️ Përkeqësim të sëmundjeve ekzistuese:
Temperaturat e larta mund të ushtrojnë ngarkesë shtesë në zemër, duke rritur rrezikun e goditjeve në zemër dhe goditjeve në tru. Gjithë ata që vuajnë nga probleme kardiologjike apo neurologjike janë të kërcënuar.
Vapa përcëlluese mund të përkeqësojë sëmundjet e frymëmarrjes si astma dhe SPOK, duke çuar në vështirësi në frymëmarrje.
Dehidratimi për shkak të nxehtësisë mund të dëmtojë veshkat dhe dehidratimi i zgjatur mund të çojë në dëmtime dramatike të veshkave.
⚠️Kush rrezikohen më shumë?
➡️Të moshuarit janë më të ndjeshëm ndaj vapës për shkaqe që lidhen me të aftësinë e ulët për të rregulluar temperaturën e trupit si dhe sëmundjeve shoqëruese.
➡️ Personat që vuajnë nga sëmundjet kronike; zemre, probleme të frymëmarrjes, diabet dhe sëmundje të tjera kronike janë më të rrezikuar gjatë temperaturave të larta.
➡️Popullatat me të ardhura të ulëta dhe ata në kushte të këqija jetese. Këto grupe nuk kanë mundësi për ajër të kondicionuar dhe mundësi të tjera për të përballuar nxehtësinë.
➡️ Personat me probleme të shëndetit mendor. Nxehtësia mund të përkeqësojë gjendjet ekzistuese të shëndetit mendor dhe të rrisë rrezikun e stresit, ankthit dhe agresivitetit që lidhen me nxehtësinë.
➡️ Djegie nga dielli. Ekspozimi i zgjatur ndaj rrezeve UV mund të shkaktojë djegie të rënda nga dielli, veçanërisht me ekspozimin e zgjatur ndaj temperaturave të larta.
⛔️Si të mbrohemi nga vapa dhe problemet që sjell ajo?
👍Qëndroni në vende të freskëta
Sa herë që është e mundur, kaloni kohë në hapësira me ajër të kondicionuar si shtëpi, biblioteka ose qendra komunitare, tregtare etj.
👍Nëse nuk keni ajër të kondicionuar, përdorni ventilatorë për të qarkulluar ajrin dhe hapni dritaret për të krijuar ventilim të kryqëzuar, veçanërisht natën.
👍Bëni dush ose banjë të freskëta për të ndihmuar në uljen e temperaturës së trupit tuaj.
👍Shmangni ekspozimin e zgjatur ndaj rrezeve të diellit direkte, veçanërisht gjatë pjesës më të nxehtë të ditës zakonisht midis orës 10:00 dhe 17:00.
👍Vishni rroba të gjera me ngjyra të çelëta pasi kështu ndihmoni trupin tuaj të rregullojë temperaturën e tij duke lejuar që ajri të qarkullojë dhe të reflektojë nxehtësinë larg trupit tuaj.
👍Pini shumë lëngje: Pini ujë rregullisht, edhe nëse nuk ndiheni të etur.
Shmangni pijet me sheqer, alkoolin dhe kafeinën: Këto mund t’ju dehidratojnë.
👍Monitoroni, mbani nën kontroll sëmundjet tuaja kronike.
Kujdesuni për veten!

