NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Deputetët e PD takohen me të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli.
    18 minutes ago
    Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
    3 days ago
    Kaos institucional në Bashkinë Tiranë/ Ilda Zhulali kërkon mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak
    7 days ago
    Rama ka nisur procedurat për prishjen e kontratës së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë të njëanshme/ Serjani: Pasoja shumë të rënda financiare dhe juridike për Shqipërinë.
    7 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Hasan Bello/ Kur Shqipëria ishte i vetmi vend pa Ministri Drejtësie në botë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Edith Harxhi: Vizitën e Berishës në SHBA nuk e zhvlerëson dot Rama me lukuni patronazhistësh dhe as me farsën e shtetit Bektashi
Të tjera
Deputetët e PD takohen me të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli.
Kryesore Politikë
Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
Kryesore Politikë
Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.
Aktualitet
Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Hasan Bello/ Kur Shqipëria ishte i vetmi vend pa Ministri Drejtësie në botë

Neutrale
Last updated: 2025/06/22 at 9:55 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Më 6 shtator 1966, për të rritur kontrollin e PPSh-së mbi organet e drejtësisë, në mbledhjen e Byrosë Politike u vendos të suprimohej Ministria e Drejtësisë. Kjo reformë administrative krahas arsyeve ekonomike dhe financiare të krizës që kishte përfshirë regjimin komunist, frymëzohej nga motive politike. Në këtë mbledhje, Enver Hoxha shpalosi haptazi mendimin për të rritur kontrollin në sistemin e drejtësisë. Një politikë e tillë binte ndesh edhe me vetë ligjet e miratuara nga regjimi komunist. Në Kushtetutë dhe në ligjin për funksionimin dhe organizimin e drejtësisë, formalisht, gjykatat konsideroheshin si organe të pavarura. Kjo mbledhje ishte parapregatitur shumë më përpara dhe ishte diskutuar dhe nga ekspertë të institucioneve shtetërore, të cilët kishin sjellë mendimin e tyre konformë orientimit që ishte imponuar nga lart.

Ky akt ishte i paprecedentë në historinë politike të shtetit shqiptar. Ministria e Drejtësisë kishte ekzistuar edhe në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, kur vendi ishte i pushtuar nga Italia (1939-1943) dhe Gjermania (1943-1944). Por absurditeti i kësaj reforme qëndron edhe për faktin se suprimimi i Ministrisë së Drejtësisë nuk kishte ndodhur në asnjë shtetit të kampit socialist. Ai shënonte kështu të parin eksperiment me pasoja të dhimbshme për shoqërinë shqiptare të kësaj periudhe.

Me suprimimin e Ministrisë së Drejtësisë, kompetencat e saj i kaluan Gjykatës së Lartë. Kjo krijoi një mbivendosje të pushtetit ekzekutiv mbi pushtetin gjyqësorë, duke i dhënë përparësi udhëheqjes politike. Një veprim i tillë i dha një goditje të rëndë institucionit të drejtësisë dhe mbrojtjes së të drejtave të individit përballë represionit të diktaturës dhe mekanizmave të kontrollit (shërbimit sekret, prokurorisë, policisë). Në këtë periudhë janë të dokumentuara një numër i konsiderueshëm rastesh kur drejtues partiakë apo vetë diktatori ndërhyjnë pranë gjykatave me urdhra konkretë për dhënien e dënimeve të ashpra ndaj kundërshtarëve politikë.

Në të njëjtën linjë me suprimimin e Ministrisë së Drejtësisë ishte edhe eleminimi i avokatisë. Institucioni i avokatisë edhe kur ekzistonte ishte nën trysninë e strukturave të regjimit komunist. Kjo konstatohet edhe nga inspektimet e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila kishte vërejtur se procedimi penal zhvillohej nën presionin e hetuesve, të cilët i bënin të akuzuarve pyetje sugjestionuese; ushtronin dhunë fizike dhe psikologjike për të pranuar faje të cilat ata nuk i kishin kryer. Sipas këtyre inspektimeve avokatët pengoheshin në ushtrimin e detyrës së tyre, u kufizohej koha dhe survejohej biseda me të dënuarit.

Në vitin 1976 pas kalimit të një periudhe gati 30 vjeçare ndryshimet që kishin ndodhur brenda vendit i imponuan regjimit komunist hartimin e një Kushtetute të re. Vendimi i Byrosë Politike për suprimimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe avokatisë 10 vjet para miratimit të kësaj Kushtetute, e kishte vendosur pushtetin gjyqësor totalisht nën kontrollin e partisë, duke theksuar përparësinë e saj dhe të lidershipit komunist mbi çdo pushtet tjetër.

Fakti që edhe sot kemi probleme me sistemin e drejtësisë është një tregues për paaftësinë dhe keqadministrimin e shtetit. Këtu nuk duhet harruar edhe një arsye tjetër: për drejtësinë të gjithë kanë nevojë, por jo të gjithë e duan…!

Neutrale June 22, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Edith Harxhi: Vizitën e Berishës në SHBA nuk e zhvlerëson dot Rama me lukuni patronazhistësh dhe as me farsën e shtetit Bektashi
15 minutes ago
Deputetët e PD takohen me të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli.
18 minutes ago
Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
3 days ago
Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.
3 days ago
Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?
3 days ago

Edith Harxhi: Vizitën e Berishës në SHBA nuk e zhvlerëson dot Rama me lukuni patronazhistësh dhe as me farsën e shtetit Bektashi

Deputetët e PD takohen me të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli.

Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët

Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?