Izraeli po godet objektiva bërthamore iraniane, objekte ushtarake dhe zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë.
Forcat Ajrore të Izraelit kryen ‘5 valë’ sulmesh dhe ‘qindra goditje në total’.
Ndërkaq Sekretari i Shtetit të SHBA, Marko Rubio ka deklaruar:
‘Sonte, Izraeli ndërmori veprime të njëanshme kundër Iranit. Ne nuk jemi të përfshirë në sulmet kundër Iranit dhe prioriteti ynë kryesor është mbrojtja e forcave amerikane në rajon. Izraeli na njoftoi se kjo ishte e domosdoshme për vetëmbrojtjen e tij.
Presidenti Trump dhe administrata kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur trupat tona dhe jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë rajonalë. Të jem i qartë: Irani nuk duhet të godasë interesat apo personelin amerikan.”

