NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Dita e 159 e tubimit/ Berisha: Shqipëria nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje pa votën e diasporës dhe emigracionit
    1 year ago
    Të Fundit
    Berisha: PD mbështet Florjan Binaj !
    6 days ago
    Parlament/ Kryeministri Rama paraqet tre shtyllat e programit të qeverisë!
    3 weeks ago
    Belind Këlliçi/ Diktaturë parlamentaro-virtuale!
    3 weeks ago
    Berisha: Rama, në rreth të kuq si Maduro! Sot i vuri kryqin NATO-s, është në hall si drejtues i karteleve të drogës!
    1 month ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Rusia dëshiron të rifillojë negociatat për luftën në Ukrainë. Një delegacion pritet të dërgohet në Turqi për këtë qëllim. Por Ukraina kërkon të mësojë më shumë rreth kërkesave të palës ruse, paraprakisht.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Arrestohet një punonjës policie për “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Të tjera
Shpetim Axhami/ Të dënojmë krimet e komunizmi dhe jo të promovojmë diktatorin!
Të tjera
Basir Çollaku/ “Narco-Rama” dosja amerikane në tryezë në Tiranë
Të tjera
Ndriçim Mehmeti/ Tallja e radhës e Komandant- Kumbarit me rezultatet e TALIS për arsimin shqiptar. Edhe Autoriteti Palestinez, është 5 pikë para nesh…
Të tjera
Raporti i OECD për rezultatet e TALIS, Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit/ Rama: Jemi gati për reformë në arsim
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Rusia dëshiron të rifillojë negociatat për luftën në Ukrainë. Një delegacion pritet të dërgohet në Turqi për këtë qëllim. Por Ukraina kërkon të mësojë më shumë rreth kërkesave të palës ruse, paraprakisht.

Neutrale
Last updated: 2025/05/31 at 3:00 PM
Neutrale 4 months ago
Share
SHARE

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Delegacioni do të jetë gati që të hënën në mëngjes për vazhdimin e negociatave, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Ai shpreson që të diskutohen edhe memorandumet e përgatitura nga të dyja palët për përfundimin e luftës.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, njoftoi të mërkurën se takimi do të zhvillohet të hënën e ardhshme. Prandaj, delegacioni pritet të mbetet i pandryshuar për raundin e dytë dhe do të drejtohet përsëri nga këshilltari presidencial Vladimir Medinski.

Ukraina ende heziton
Sipas kreut të delegacionit negociues ukrainas, Rustem Urnierov, Kievi nuk është kundër një takimi, por do të donte të shihte dokumentin e qëndrimit rus paraprakisht. Kremlini deri tani ka refuzuar, duke argumentuar se propozimet nuk duhet të diskutohen publikisht paraprakisht. Ukraina deklaroi se tashmë ia ka përcjellë kërkesat e veta Rusisë.

Raundi i parë i negociatave u zhvillua në mesin e majit. Takimi fillimisht ishte planifikuar për një ditë më parë, por më vonë u shty një ditë për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, përfshirë pjesëmarrjen e Presidentit rus Vladimir Putin. Më pas u ra dakord për një shkëmbim të madh të burgosurish. Sipas deklaratave fillestare nga të dyja palët, takimi i dytë duhet të përqendrohet në një armëpushim të mundshëm.

Turqia dëshiron negociata të drejtpërdrejta
Qeveria turke, nga ana e saj, ka propozuar një takim midis presidentëve të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës në Turqi. Ministri i Jashtëm Hakan Fidan beson se është e mundur që dy bisedimet e drejtpërdrejta të kurorëzohen me një takim midis Donald Trump-it, Vladimir Putin-it dhe Volodymyr Zelenskit. Sipas propozimit, takimi duhet të zhvillohet nën udhëheqjen e Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan. Siç deklaroi Fidani, pritjet për një armëpushim dhe paqe janë rritur ndjeshëm. Nëse të gjitha palët mbeten “në tryezën e negociatave”, “sigurisht” mund të arrihet përparim, theksoi ministri i jashtëm turk.

Kremlini e hodhi poshtë menjëherë këtë propozim. Peskovi deklaroi se Putin ishte në parim i gatshëm për bisedime të nivelit të lartë, por se rezultatet duhet të arrihen së pari përmes negociatave të drejtpërdrejta midis dy vendeve.

Turqia ka marrë rregullisht rolin e ndërmjetësuesit në luftën në Ukrainë. Fidani foli përpara një takimi të planifikuar për të premten me Presidentin ukrainas Zelenski në Kiev. Ai më parë kishte zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë qeveritarë në Rusi.

DW Shqip

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Arrestohet një punonjës policie për “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
10 hours ago
Shpetim Axhami/ Të dënojmë krimet e komunizmi dhe jo të promovojmë diktatorin!
19 hours ago
Basir Çollaku/ “Narco-Rama” dosja amerikane në tryezë në Tiranë
20 hours ago
Ndriçim Mehmeti/ Tallja e radhës e Komandant- Kumbarit me rezultatet e TALIS për arsimin shqiptar. Edhe Autoriteti Palestinez, është 5 pikë para nesh…
2 days ago
Raporti i OECD për rezultatet e TALIS, Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit/ Rama: Jemi gati për reformë në arsim
2 days ago

Arrestohet një punonjës policie për “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Shpetim Axhami/ Të dënojmë krimet e komunizmi dhe jo të promovojmë diktatorin!

Basir Çollaku/ “Narco-Rama” dosja amerikane në tryezë në Tiranë

Ndriçim Mehmeti/ Tallja e radhës e Komandant- Kumbarit me rezultatet e TALIS për arsimin shqiptar. Edhe Autoriteti Palestinez, është 5 pikë para nesh…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?