Kyesocialisti thotë se “Sa i takon eksporteve kemi 3 fishin e eksporteve krahasuar me fillimin e punës sonë”. Pra krahasuar me 2013 sipas Kryeministrit dot kemi eksportuar 3 herë më shumë…
Që nga koha e grekëve të lashtë dihet mirë se, kur përshkruajmë lëvizjen e një elementi duhet t’i referohemi një elementi tjetër, që në rastin e eksporteve është Prodhimi i Brendshëm Bruto.
Ndaj për të krahasuar rritjen ose uljen e eksporteve në vite e periudha të ndryshme përdoret raporti i tyre me Prodhimin e Brendshëm hëm Bruto.
Në 2005 eksportet ishin sa 7,98% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në 2013 ato llogariteshin 18.23% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ose 2.3 herë meëshume. Në vitin 2024 eksportet ranë në 14,72 % e PBB-së .
Ku është rritja ?
Po ashtu është zvogëluar 3 pikë përqindje deficiti i balancës tregtare ( export- import) nga -23% e PBB -së që ishte në 2005 në 20.1% në periudhën 2013 dhe ky deficit është rritur në 2024 krahasuar me 2013 me 20,66 % e PBB-së.
Edhe thoni pastaj që nuk ka njerëz që shifrat i përdorin si të dehurit shtyllat e neonit, jo për ndriçim, por për t’u mbajtur.

