Në vitet e komunizmit në një fshat të Lumit të Vlorës, një burrë tipik i mençurisë labe, xha Muçua, po kalonte një ditë përmes fshatit hipur mbi gomar, të cilit i binte herë pas here me thupër vitheve dhe i thoshte: “Mushk or dreq”.
Kjo gjë nuk kaloi pa u vënë re nga disa djelmosha aty pranë që përveç se ja plasën gazit, nuk nguruan ta pyesin:
– O xha Muço, po ai është gomar, pse i thua mushkë?
– Po pushoni more shejtanër, se mos ju dëgjon – përgjigjet xha Muçua,- pse se di unë që është gomar?
I them mushkë, – vazhdoi ai, – që ti bëj qejfin se mos ecën ca më shpejt.
Ps.; Mu kujtua kjo histori, kur po shikoja ca sondazhe zgjedhore që “përkëdhelin” disa parti duke i nxjerrë me përqindje çik më të larta….

